Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaInaugurohet investimi te Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Sala: Investim 1.2 mld lekë për modernizimin e shërbimeve

Inaugurohet investimi te Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Sala: Investim 1.2 mld lekë për modernizimin e shërbimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, mori pjesë në inaugurimin e Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku u prezantua investimi për transformimin e plotë të këtij institucioni shëndetësor.

Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se projekti synon ta ngrejë kujdesin për nënat dhe foshnjat në standardet më të mira europiane, duke ofruar ambiente moderne, teknologji të avancuar dhe kushte optimale për pacientët dhe stafin mjekësor.

Sipas saj, vetëm faza e parë e investimit u financua me 560 milionë lekë për ndërtimin e godinës së re dhe rreth 190 milionë lekë për pajisje me teknologji të lartë.

Në përfundim, projekti do të ketë një vlerë totale prej 1.2 miliardë lekësh. Ai përfshin rehabilitimin e të gjithë kompleksit, modernizimin e shërbimeve gjinekologjike dhe ngritjen e laboratorit të dytë të fertilizimit in vitro (IVF).

Ministrja bëri të ditur se falë investimit është rritur me 20% kapaciteti i shtretërve, ndërsa prioritet do të jetë përmirësimi i cilësisë së shërbimit neonatal dhe ofrimi i një kujdesi më cilësor për nënat dhe të porsalindurit.

“Vetëm faza e parë e këtij transformimi është mbështetur me 560 milionë lekë për ndërtimin e godinës dhe afro 190 milionë lekë për pajisje me teknologji të lartë. Në përfundim, projekti do të ketë një vlerë prej 1.2 miliardë lekësh, duke përfshirë edhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit, modernizimin e shërbimeve gjinekologjike dhe ngritjen e laboratorit të dytë të fertilizimit in vitro. Kapaciteti i shtretërve është rritur me 20 për qind“, tha ministrja.

Lini një koment