Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen ‘Isa Boletini’ të Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së sotme. Zjarri ka nisur fillimisht në ballkonin e apartamentit dhe më pas është përhapur drejt pjesës së kuzhinës.
Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur vënien nën kontroll.
Sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.