“Protesta po shfaq lajme negative”, deputetja e PS: Shqiptarët na kanë mandatuar deri në vitin 2029, nuk bëjmë
Deputetja e PS, Ilva Gjuzi, deklaroi se objektivi i grupit parlamentar është shërbimi ndaj qytetarëve, ndërsa theksoi se zhvillimet që po shoqërojnë protestën po ndiqen me vëmendje.
Gjuzi u shpreh se e konsideron shqetësues faktin që në fillim të protestës kanë nisur të shfaqen lajme negative për Shqipërinë në mediat ndërkombëtare, ndonëse, sipas saj, vitet e fundit vendi është përmendur kryesisht në mënyrë pozitive.
Deputetja socialiste theksoi gjithashtu se qytetarët i kanë dhënë mandat Partisë Socialiste deri në vitin 2029 për të vijuar qeverisjen, duke shtuar se puna po vazhdon çdo ditë pa asnjë hap pas.
“I gjithë grupi parlamentar objektiv ka shërbimin ndaj qytetarëve. Mënyra si po ndryshon sjellja e protestës, elementët që shfaqen në lloje të ndryshme, do të mbahen në vëmendje. Ka një problem që po ndodh. Vitet e fundit, edhe sipas statistikave, Shqipëria është përmendur shumë më tepër në mediat ndërkombëtare dhe në shumicën e rasteve ka qenë pozitivisht. Ajo që na bën çudi është që në fillim të protestës po shfaqen lajme negative që kishim kohë që nuk i dëgjonim. Ka ndikime jo vetëm të brendshme.
Shqiptarët e kanë mandatuar PS-në deri në vitin 2029 për të bërë një punë, të cilën po e bën ditë pas dite pa asnjë hap pas. Shteti funksionon mbi institucione, ku ka hapësirë për dialog dhe për të materializuar kërkesat. Këto kërkesa nuk vijnë nga mekanizma institucionalë.”