Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier–Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesit e mjeteve.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.
Ky aks rrugor konsiderohet një “njollë e zezë” për aksidentet, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.