Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)

Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)

Janë shënuar sërish tensione përpara Parlamentit, këtë herë mes protestuesve dhe forcave të rendit e sigurisë. Ndërsa seanca plenare vijon brenda sallës, jashtë situata ka kaluar në konfrontim fizik.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, vihet re një përplasje e ashpër fizike mes disa protestuesve dhe efektivëve të policisë pranë rrethimit të jashtëm të institucionit. Qytetarët kanë tentuar të shtyjnë kordonin policor, gjë që ka sjellë reagimin e menjëhershëm të forcave të rendit për t’i zmbrapsur.

Në momentin e përplasjes, situata është shoqëruar me tensione të larta verbale. Mes shtyrjeve dhe kaosit, dëgjohen qartë zërat e protestuesve, të cilët u bëjnë thirrje efektivëve të policisë të ndalojnë ndërhyrjen.

“Mos na prek me dorë! Jo provokime! Mos i shto tensionet!”, dëgjohen të bërtasin qytetarët e revoltuar në drejtim të policisë.

Ndëkohë, protestuesit janë zhvendosur sërish para Parlamementit.

Lini një koment