Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Në ditën e 31-të të protestës së tyre, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të martë pasdite përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Pjesëmarrësit kanë mbërritur nga zona e Sheshit “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke vijuar marshimin e tyre të përditshëm në shenjë proteste.

Me thirrjet “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi”, protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, ndërsa më pas kanë nisur edhe fjalimet nga disa prej aktivistëve të pranishëm.

Lini një koment