Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, plagosen disa persona

Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, plagosen disa persona

Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet se reshjet e shiut dhe lagështia në rrugë kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.

Aksidenti i parë ka ndodhur në Qafë Pllocë, në aksin e ri rrugor, ku drejtuesi i një furgoni ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shoferi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Bashkiak të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë. Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar brenda automjetit, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Policia dhe grupet hetimore kanë mbërritur në të dyja vendngjarjet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve.

Lini një koment