Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërplasja te Kuvendi, Braçe: Goditja ndaj deputetit e rëndë, por sulmi ndaj policisë është rënie e shtetit

Përplasja te Kuvendi, Braçe: Goditja ndaj deputetit e rëndë, por sulmi ndaj policisë është rënie e shtetit

Në një reagim në rrjetet sociale për protestën e sotme para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe policisë, deputeti socialist Erion Braçe shprehet se kjo nuk është Shqipëria e re, por kaosi i ri.

Sipas Braçes për tre orë rresht në çdo rrugë hyrëse dhe dalëse të Kuvendit ka pasur një sulm të gjatë të çdo deputeti të Kuvendit, jo thjesht të ligjvënësve socialistë.

“Dhunë e drejtpërdrejtë dhe e filmuar qëllimisht: sharje, fyerje, ofendime në kor apo individuale, goditje me çdo send të mundshëm, jo thjesht për të lënduar fizikisht një deputet, çdo deputet, por për ta poshtëruar atë!”, shprehet ai.

Deputeti i është drejtuar me një mesazh Policisë së Shtetit, pasi sipas tij për tre orë e pa dhe e lejoi këtë sulm. “Shihni foton në fund të videos. Është dora e ngritur dhe goditja nga ky Progni i policit të Shtetit, policit të Shtetit!”, shkruan ai.

Braçe vë në dukje se goditja ndaj deputetit është e rëndë, por sulmi ndaj Policisë së Shtetit ka si pasojë rënien e shtetit.

“Patjetër sulmi e goditja e lejuar ndaj deputetit është e rëndë, ka të bej jo thjesht me cenimin fizik te tij, por me sovranitetin e deputetit e prej tij sovranitetin e kuvendit! Por sulmi e goditja e policit të shtetit ka si pasoje rënien e shtetit!”

Lini një koment