Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaStuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë me intensitet të lartë.

Si pasojë e motit të keq, banorët dhe bizneset e zonës janë kapur të papërgatitur nga situata atmosferike.

Era e fortë ka rrëzuar dhe marrë përpara karriget e një lokali, ndërsa reshjet kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve në zonë.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa pritet që kushtet atmosferike të vijojnë të mbeten të paqëndrueshme edhe në orët në vijim.

Lini një koment