Zogaj: Duhet t’u jepet mundësia njerëzve të votojnë kandidatët
Analisti Preç Zogaj deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit se sistemi aktual elektoral me lista të mbyllura krijon padrejtësi të mëdha si për kandidatët ashtu edhe për zgjedhësit, duke kërkuar kthimin e së drejtës së qytetarëve për të votuar deputetët me emër.
Në një deklaratë të tij, Zogaj kritikoi ashpër mekanizmin e emërimit të deputetëve nga partitë, duke e cilësuar atë si një formë kapjeje të sistemit demokratik.
“…kjo është një padrejtësi e madhe edhe për kandidatët, por është një mesazh që marrin zgjedhësit që ne i kemi në dorë këto gjëra. Edhe ato që i lemë te lista e hapur do t’i lëmë që të vrasim veten domethënë sa të mundem. Po punë e madhe po si po s’morëm, ne kemi këto këtu të tjerët”, tha Zogaj.
Ai shtoi se zgjedhësit me kalimin e kohës e perceptojnë këtë si mungesë kontrolli real mbi procesin politik.
“E njerëzit si e perceptojnë këtë? Me kohë e perceptojnë që ne nuk kemi zënë në kapitull. Shkojmë votojmë e votojmë për shumë arsye. Kjo duhet të ndryshohet. Duhet t’u jepet mundësia njerëzve që të votojnë kandidatët”, theksoi ai.
Zogaj u ndal edhe tek pasojat e listave të mbyllura, duke vënë në dukje centralizimin e tepruar dhe mungesën e debatit brenda partive, veçanërisht në Partinë Socialiste.
“Deputetët janë zgjedhur një ata në listë të mbyllur, një pjesë me aplikim edhe i thonë pse na iku kjo – e kupton, iku njëherë me aplikim shkohet për vend pune. Posti i deputetit është finalizimi i një karriere”, u shpreh analisti.
Sipas tij, ky sistem ka çuar në një apoteozë të kapjes së demokracisë, ku kryetarët e partive dominojnë plotësisht dhe kandidatët e tjerë mbeten formalë.
Zogaj përfundoi duke nënvizuar nevojën për vullnet politik për reformë:“Imperativi është ky që t’i kthehet e drejta qytetarëve që t’i votojnë me emër të gjithë deputetët. Kjo sërish do të dojë vullnetin politik hapur nga A-ja të Zh-ja”.