Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRadhët e gjata në Kapshticë, Ambasada Shqiptare në Athinë: Defekt në internet, rikthehet qarkullimi

Radhët e gjata në Kapshticë, Ambasada Shqiptare në Athinë: Defekt në internet, rikthehet qarkullimi

Pas radhëve të gjata dhe pritjeve mbi 3-orëshe të qytetarëve në pikën kufitare të Kapshticës, Ambasada Shqiptare në Athinë ka sqaruar shkakun e bllokimit të sistemit në palën greke të Krystallopigit.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada bëri të ditur se pas komunikimit me Drejtorinë e Policisë së Florinës, problematika erdhi si pasojë e një shkëputjeje të përgjithshme të rrjetit të internetit dhe telefonisë lëvizëse.

Reagim i Ambasadës Shqiptare në Athinë:

Nga komunikimi me autoritetet policore greke të Drejtorisë së Policisë së Follorinës lidhur me radhët e krijuara gjatë ditës së sotme në PKK Kapshticë, jemi informuar se ka pasur një shkëputje të sistemit të policisë greke si pasojë e rrjetit që furnizon me sinjal interneti.

Sistemi ka pasur shkëputje të herëpashershme për shkak të internetit, gjë që nuk varet nga policia greke.

Sinjali është rikthyer rreth orës 12:45 sot, ndërsa problemi ka qenë i përgjithshëm si në sinjalin e internetit, ashtu edhe në sinjalin e telefonisë lëvizëse. Aktualisht po punohet normalisht.

Lini një koment