Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë rast nuk plotësohen kushtet e parashikuara nga ligji i dekriminalizimit.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të një ankimi të paraqitur nga ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, i cili kërkonte heqjen e mandatit të Hajdarit. Sipas ankimit, kryebashkiaku akuzohej për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim të mëparshëm në Greqi.

Në arsyetimin e tij, Celibashi u shpreh se, sipas interpretimit që i bën ligjit si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, Hajdari nuk ndodhet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin.

“Nuk jemi në kushtet e ndalimit për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Subjekti nuk është në kushtet e ndalimit të ligjit, sipas leximit që i bëj unë si Komisioner”, deklaroi Celibashi.

Me këtë vendim, Kreshnik Hajdari vijon të mbajë mandatin si kryetar i Bashkisë së Kuçovës.

Lini një koment