E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale, duke sjellë probleme në qarkullim dhe infrastrukturë.

Si pasojë e reshjeve intensive, disa rrugë u mbuluan nga uji, ndërsa në disa komuna u raportuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe probleme në funksionimin e sistemit të kanalizimit.

Institucionet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura, pasi sipas parashikimeve meteorologjike moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe në vazhdim.

Lini një koment