Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kishin nisur të takoheshin para se të putheshin në Coachella
Kendall Jenner dhe Jacob Elordi u panë duke u puthur në festën pas koncertit të Justin Bieber në Coachella, duke mahnitur të gjithë, por siç rezulton, ata kishin nisur të takoheshin në heshtje prej disa muajsh më parë.
Një burim për People raportoi se ata “kanë kaluar kohë së bashku dhe po njihen prej disa muajsh”.
Aktori dhe supermodelja njihen prej kohësh, pasi lëvizin në qarqet e njëjta të personazheve të njohur. Sipas People, Elordi kishte qenë i ftuar edhe në festimin e ditëlindjes së Jenner në 2022, ndërsa më parë gjatë këtij viti dyshja u shfaq duke biseduar në festën pas ndarjes së çmimeve Oscars nga Vanity Fair. Megjithatë, lidhja e tyre u bë më intensive gjatë festivalit në shkretëtirën e Indio-s, Kaliforni.
Pasi u rrethuan nga miqtë e tyre të famshëm pas performancës së parë të Bieber në Coachella, ata nuk mund të ndalnin puthjet.
Asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar publikisht për lidhjen. Jenner njihet për ruajtjen e jetës së saj private jashtë vëmendjes së mediave, pavarësisht se familja e saj ka një emision realiteti, ndërsa Jacob Elordi nuk posedon asnjë llogari në rrjetet sociale.
Jenner pati deklaruar për Vogue Australia në 2019 se, “Për mua, shumë gjëra janë speciale dhe të shenjta, si miqtë dhe marrëdhëniet. Mendoj se bëëren publike i bën gjithçka më të komplikuar.”
Të dy kanë pasur lidhje të dukshme më parë. Jenner është përfolur me Bad Bunny, yllin e NBA Devin Booker (me të cilin ishte dy vjet në marrëdhënie), A$AP Rocky dhe Harry Styles. Nga ana e tij, Elordi ka pasur një marrëdhënie në kohë me influencerin Olivia Jade për disa vite, ndërsa përpara asaj lidhjeje ka qenë në marrëdhënie shkurtër me Kaia Gerber, Zendaya dhe Joey King.