Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMe pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të mërkurë shënohet dita e 32-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar teksa pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar marshimin e tyre.

Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi.

Në protestë ka edhe prani të fëmijëve të mitur dhe të moshuar të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme.

Lini një koment