E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran

Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran

Një zyrtar iranian ka bërë të ditur se rrugët e drejtpërdrejta të transportit të mallrave nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Iran janë rikthyer, duke sinjalizuar normalizim të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Ali Emami, drejtor i përgjithshëm i logjistikës dhe mbështetjes në Organizatën e Zhvillimit të Tregtisë së Iranit, tha se operacionet e transportit tashmë po kryhen drejtpërdrejt dhe marrëdhëniet tregtare janë kthyer në normalitet, sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr.

Nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ka pasur ende një reagim zyrtar mbi këtë njoftim.

Lajmi vjen pas raportimeve për rifillimin e fluturimeve direkte mes Teheranit dhe Dubait, si dhe pas njoftimeve për riaktivizimin e shkëmbimeve tregtare përmes Portit Jebel Ali.

Lini një koment