Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”.

Prangosja e tij u krye nga agjentët e BKH-së, në të njëjtën ditë kur kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se në raste të veçanta arrestimet do të kryheshin nga vetë struktura e posaçme.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane dhe SPAK, Adi Çobo konsiderohet një nga drejtuesit e organizatës kriminale, me rol kyç në sigurimin dhe dërgimin e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës drejt Italisë.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se Çobo koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal, i përbërë nga shtetas shqiptarë dhe italianë, duke organizuar trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Lini një koment