Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPD zgjedh Kryesinë e re, 60 % gra, vajza dhe të rinj nën 35 vjeç, 14 nga 20 anëtarët për herë të parë në strukturë

PD zgjedh Kryesinë e re, 60 % gra, vajza dhe të rinj nën 35 vjeç, 14 nga 20 anëtarët për herë të parë në strukturë

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur Kryesinë e re të partisë, në një proces që u zhvillua gjatë mbledhjes konstituese dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit. Kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u zgjodh Juliana Emiri.

Në përbërjen e re të Kryesisë u zgjodhën 20 anëtarë, të ndarë sipas kategorive statutore: gra, të rinj dhe burra. Në listë përfshihen Eda Grimci, Edith Harxhi, Florjana Garo, Ilda Zhulali, Lili Sula dhe Mimoza Hajdarmataj nga gratë; Andia Ulliri, Desada Xhetani, Fatjon Bathorja, Glauk Olldashi, Lorenca Hoxha dhe Nikola Kedhi nga të rinjtë; si dhe Atird Hoxha, Dorjan Teliti, Ervin Minarolli, Fisnik Qosja, Gjin Gjoni, Grigels Muçollari, Ilir Alimehmeti dhe Keltis Kruja nga burrat.

Sipas njoftimit zyrtar, 60% e Kryesisë së re përbëhet nga gra, vajza dhe të rinj nën moshën 35 vjeç, ndërsa 14 nga 20 anëtarët janë për herë të parë pjesë e këtij organi drejtues.

Pas konstituimit të Kryesisë, pritet të vijojë procesi i plotësimit të strukturave të tjera drejtuese të Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, sekretariatin dhe departamentet, në përputhje me ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar më 30 maj 2026.

Komisioni Zgjedhor e cilësoi procesin si të rregullt dhe transparent, duke falënderuar kandidatët dhe vëzhguesit për pjesëmarrjen në garë dhe mediat për ndjekjen e vazhdueshme të votimit dhe numërimit.

Lini një koment