Sunday, 26 July 2026
54°F Detroit
BallinaBundesligaNathaniel Brown mbërrin për vizitat mjekësore, gati firma me Bayern Munich deri më 2031

Nathaniel Brown mbërrin për vizitat mjekësore, gati firma me Bayern Munich deri më 2031

Nathaniel Brown është gjithnjë e më pranë transferimit te Bayern Munich. Pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës, mbrojtësi i majtë ka mbërritur në Mynih për të kryer vizitat mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës.

Bayern Munich është gati të finalizojë një tjetër goditje në merkaton e verës. Menjëherë pas përfundimit të aventurës së tij me Gjermaninë në Kupën e Botës, Brown iu bashkua klubit bavarez për të kryer kontrollet mjekësore.

Pasi të përfundojë me sukses testet fizike, mbrojtësi i majtë do të largohet nga Eintracht Frankfurt për të firmosur kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2031. Me këtë marrëveshje, ai do të nisë zyrtarisht aventurën e re me kampionët e Gjermanisë.

Lini një koment