Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet mjeti është “nën pushtetin” e flakëve.

Zjarrfikësja është në vendin e ngjarjes teksa po punon për shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. Autoritetet pritet të nisin hetimet dhe zbardhjen e shkaqeve që sollën përfshirjen nga flakët të mjetit.

Lini një koment