Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërplasjet në protestë, Rama: Kalimi në dhunë fizike, produkt i dështakëve të bulevardit politiko-mediatik

Përplasjet në protestë, Rama: Kalimi në dhunë fizike, produkt i dështakëve të bulevardit politiko-mediatik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së sotme, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Rama dënoi aktet e dhunës, duke i cilësuar si produkt të asaj që e quajti “korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës”.

“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit ”, shkruan kryeministri Rama.

Reagimi i kryeministrit Rama vjen pas protestës së zhvilluar ditën e sotme para Parlamentit ku protestuesit u përplasën fizikisht me policinë, gjë e cila u arrestua me arrestime dhe përdorim të gazit lotsjellës.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se morën trajtim mjekësor 16 persona, mes tyre 14 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 2 protestues.

Katër prej efektivëve vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër, përfshirë protestuesit, janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) u trajtuan edhe një efektiv policie dhe dy protestues. Sipas autoriteteve shëndetësore, të tre kanë lënë ambientet spitalore pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Në total, gjatë protestës morën trajtim mjekësor 19 persona, mes tyre 15 efektivë policie dhe 4 protestues.

Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit🦩❤️

Lini një koment