Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Kryeministri Edi Rama në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane.

“Ligji i administratës tonë publike është aprovuar afro një dekadë më parë, atëherë ne mund të kuptojmë se çfarë transformimi ka ndodhur në shërbimin tonë civil. Është e rëndësishme të bëjmë dallimin, kur flasim për administratë publike, kemi shërbimin civil ku përfshihen 4 mijë ose më shumë… Ndërkohë që numri i përgjithshëm i administratës janë dhjetëra mijëra të tjerë. Nuk është i njëjti nivel dhe kjo është diçka që ekziston në shumë vende. Nëse në administratë ku gjendet gjithë ai burim njerëzor që na ka mundësuar ecurinë shembullore me procesin e negociatave, ne kemi sot një kualitet të ri, në administratën shtetërore ne kemi një sfidë shumë të madhe përballë qytetarëve sepse ata kanë të gjithë të drejtën e tyre që të jenë më kërkues dhe të trajtohen shumë më mirë në shumë raste.

Pyet të ëmën dhe i thotë: ç’a shkon ti në protestë? Ajo i tregon atë që besoj unë është thelbi i zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Asaj i duhet të shkojë në mënyrë periodike në poliklinikë, si ajo ka dhe të tjerë, njerëzit shkojnë atje që në orën 05:00 të mëngjesit. Presin që mjeku të vijë dhe shpresojnë që duke qenë para në radhë të kenë mundësinë që ai t’i shohë, sepse mjeku e para nuk vjen në orar. E dyta, nuk rri deri në fund të orarit, pasi trajton tre, katër, ikën… Kjo grua në moshë, një gjyshe del në protestë sepse është e fyer! Fjalë e lehtë në fakt, është poshtërim”, deklaroi Rama.

Lini një koment