Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPD ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe investimet në infrastrukturën rrugore

PD ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe investimet në infrastrukturën rrugore

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke ankimuar vendimin e Kuvendit për të mos miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe tjetri për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Kërkesa është firmosur nga 46 deputetë të opozitës, të cilët argumentojnë se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën duke refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore, të cilat i konsiderojnë si një nga mekanizmat kryesorë të kontrollit parlamentar, transparencës dhe llogaridhënies.

Sipas Partisë Demokratike, vendimi i Kuvendit cenon të drejtën kushtetuese të opozitës për të ushtruar funksionin e saj mbikëqyrës përmes komisioneve hetimore parlamentare.

Kërkesa e plotë e PD

Lini një koment