E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tragjedi në Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Tragjedi në Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës.

Një 29-vjeçare shqiptare  ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos. Sipas informacioneve paraprake, viktima është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ndërkohë policia e Vlorës po merr në pyetje banorët dhe pushuesit në këtë zonë dhe pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Lini një koment