Interi vendos t’i shesë Asllanin dhe Pavard, destinacion i mundshëm Arabia Saudite
Merkatoja e Interit, sa iu përket afrimeve, varet edhe nga largimet dhe milionat që klubi synon të arkëtojë nga shitjet e planifikuara. Mes lojtarëve që pritet të largohen janë edhe Kristjan Asllani dhe Benjamin Pavard, të rikthyer te zikaltrit pas huazimeve përkatëse, por që nuk konsiderohen pjesë e planeve të trajnerit Cristian Chivu.
Për këtë arsye, agjenti Federico Pastorello ishte dje në selinë e Interit në “Viale della Liberazione”, ku mori detyrën të gjejë oferta për të dy futbollistët, pasi Marseille dhe Beşiktaş vendosën të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes së tyre.
Interi i vlerëson Asllanin dhe Pavardin me 12-15 milionë euro secilin, ndërsa pista të rëndësishme mund të hapen jashtë Europës, me Arabinë Saudite që po shihet si një nga destinacionet më konkrete për të dy lojtarët.