Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Ambasada ka shpërndarë edhe një video teksa shtruan se festojnë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara.
“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara” shkruhet në reagim.
Në videon e shpërndarë nga ambasada është fjala e presidentit Donald Trump i cili thekson se më e mira është ende përpara dhe se SHBA shënon 250 vite të lirisë së lavdishme.
“Ky përvjetor është një moment për të qenë krenarë për të kaluarën tonë. Ne do të shënojmë 250 vjet të lirisë së lavdishme amerikane. Është gjithashtu një kohë për të ngritur synimet tona, për të zgjeruar ambiciet tona dhe për të rritur pritshmëritë tona për atë që Amerika mund të bëhet. Më e mira është ende përpara. Gëzuar ditëlindjen, Amerikë,” shprehet Trump në videon e ambasadës.