Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNdërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve

Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve

Zjarri i rënë prej mbrëmjes së të premtes në Malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, vijon të jetë aktiv, por me intensitet më të ulët. Forcat zjarrfikëse të Lezhës, si dhe ato të ardhura nga Vau i Dejës dhe Tirana, kanë punuar pa ndërprerje për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa në orët e mëngjesit të kësaj të shtune pati edhe ndërhyrje me helikopter nga ajri.

Për shkak të erës dhe bimësisë së dendur, gjatë gjithë natës situata ishte e vështirë. Terreni i thyer e vështirësoi ndërhyrjen e forcave në terren, ndërsa pati edhe një shpërthim brenda vatrës së zjarrit, ku një copë guri plagosi pasagjerin e një makine që po udhëtonte drejt Shëngjinit. I riu u transportua menjëherë në Spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, është shprehur Agustin Pepkolaj, specialist i Shërbimit Zjarrfikës.

Sipas autoriteteve, zjarri në Malin e Shëngjinit do të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm deri në shuarjen e plotë të tij, ndërsa vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së flakëve të cilët u shfaqen rreth orës 21:00 të së premtes.

Lini një koment