E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Bota›Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për minimin e përpjekjeve për uljen e tensioneve përmes diplomacisë.

“Ne, nga ana jonë, kemi mbështetur dhe vazhdojmë të mbështesim çdo hap që do të kontribuojë në uljen e tensionit në rajonin tonë dhe zgjidhjen e problemeve përmes diplomacisë”, tha ai, duke shtuar se Ankaraja po monitoron “me vëmendje të veçantë” lëvizjet e qeverisë izraelite, të cilën e akuzon se synon të minojë konsensusin.

Presidenti turk foli për një “udhëheqje sioniste”, të cilën e përshkroi si një “grup kasaphanësh”, duke pretenduar se ajo e lidh mbijetesën e saj politike me vazhdimin e konflikteve në rajon, ndërsa vuri në dukje se “veçanërisht nuk i lë të qetë Libanin dhe Sirinë”.

“Nuk duhet të lejojmë që qeveria aktuale e Izraelit, e cila është e varur nga lufta, ta zhytë përsëri rajonin tonë gjeografik në erën e barutit dhe gjakut”, theksoi ai, duke nënvizuar se Turqia kërkon një rend rajonal ku të gjithë banorët, pavarësisht fesë, do të jetojnë në paqe dhe siguri.

Lini një koment