Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaPremier League“Unë jetoj në të tashmen”, Rashford flet për herë të parë pas dështimit të transferimit te Barcelona

“Unë jetoj në të tashmen”, Rashford flet për herë të parë pas dështimit të transferimit te Barcelona

I angazhuar me Anglinë në Kupën e Botës 2026, Marcus Rashford ka folur nga SHBA për dështimin e transferimit përfundimtar te Barcelona. Edhe pse shënoi 14 gola dhe dha 14 asiste, klubi katalanas vendosi të mos paguajë shifrën 30 milionë euro.

Në këtë situatë, Rashford u rikthye te Manchester United, por me shumë mundësi përkohësisht.

“Unë jetoj në të tashmen. Para Kupës së Botës, isha shumë i qartë me të gjithë palët e përfshira. Doja që situata ime të zgjidhej paraprakisht. Nëse jo, do të prisja deri në fund të turneut. Tani, dua të jem plotësisht i përqendruar në Kupën e Botës”, tha Rashford.

Pavarësisht vendimit të Barcelonës dhe shansve të pakta për të qëndruar përfundimisht te Man. United, interesimi për Rashford nga klubet e tjera është shumë i madh. Po ashtu, forma e mirë e treguar prej në Botëror, mund të jetë një shtysë akoma e dhe më shumë për klubet e interesuara që të provojnë transferimin e tij në verë.

Lini një koment