Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNë kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

U ekstradua nga Gjermania drejt Tiranës për llogari të SPAK, Gjykata e Posaccme cakton masën “detyrim paraqitje” për Denada Toda.

Kjo e fundit kërkoj nga struktura e Posaçme në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”. Gjykata miratoi kërkesën e prokurorit Behar Dibra që ndaj Todës të caktohej kjo masë lehtësuese, si e dyshuar për veprën penale “zbulim të dhënash të akteve sekrete”.

Toda është motra e të ndjerit Regis Runaj, i vrarë në korrik të vitit 2020 në qytetin e Elbasanit, ngjarje për të cilën është dënuar me vendim të formës se prerë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Ajo ka shërbyer për më shumë se 10 vite si sekretare gjyqësore në gjykatën e Tiranës dhe atë të Elbasanit, duke punuar si sekretare pranë ish gjyqtares Pajtime Fetahu.

Urdhri për arrestimin e Denada Toda alias Runaj u krye ditën kur Regis Runaj është vrarë në 29 korrik 2024, pasi sipas SPAK kjo e fundit gjatë periudhës Shtator-Tetor 2020 kur shërbente si sekretare në gjykatën e Elbasanit, ka dërguar dokumente sekrete në drejtim të personave të ndryshëm duke dëmtuar sekretet hetimore.

Lini një koment