Sunday, 5 July 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueRekordmeni i këtij Botërori drejt transferimit te Liverpool, por duhet pritur sa të bëjë 18 vjeç

Rekordmeni i këtij Botërori drejt transferimit te Liverpool, por duhet pritur sa të bëjë 18 vjeç

Gilberto Mora është një nga emrat e rinj që ka spikatur në këtë Botëror. Ai është lojtari më i ri në historinë e Meksikës që ka luajtur në Botëror, 17 vjeç e 240 ditë.

Po ashtu ai është lojtari i dytë më i ri në histori që luan si titullar në një ndeshje me eliminim direkt në Botëror, duke qëndruar pas legjendës Pele.

Pavarësisht se për momentin është i fokusuar te Kupa e Botës, Gilberto Mora ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha.

Telegraph zbulon se Liverpool ka treguar gatishmërinë e plotë për të paguar klauzolën e tij prej 25 milionë euro të vendosur nga Club Tijuana, që zotëron kartonin e tij.

Mora është nën kontratë me klubin meksikan deri në vitin 2029. Për momentin, Mora nuk transferohet dot në Europë, pa mbushur 18 vjeç.

Ndaj, Liverpool po punon për atë arritur marrëveshjen me të gjitha palët dhe gjatë merkatos së janarit, Mora mund të transferohet në Premier League.

Lini një koment