Sunday, 5 July 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueRuben Amorim e kërkon te Milan. Liverpool nuk pret gjatë dhe vendos për fatin e Van Dijk

Ruben Amorim e kërkon te Milan. Liverpool nuk pret gjatë dhe vendos për fatin e Van Dijk

Virgil van Dijk nuk do të largohet nga Liverpool, të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm, kohë kur i mbaron kontrata aktuale me të kuqtë.

Edhe pse javët e fundit është folur shumë për interesimin e madh të Milanit ndaj qendërmbrojtësit holandez, pasi Ruben Amorim e sheh atë si profilin ideal për të forcuar mbrojtjen, Liverpool i ka paraprirë gjithçkaje dhe ka vendosur njëherë e mirë për këtë çështje.

Van Dijk është vërtet një lojtar i pazëvendësueshëm në “Anfield”, pasi u transferua nga Southampton në janar 2018 për 85 milionë euro, duke luajtur deri tani 374 ndeshje.

Duke qenë se pista Van Dijk është bllokuar, Milan ka hedhur sytë nga qendërmbrojtësi i Lazios, Mario Gila dhe ai i Sporting Lisbon, Goncalo Inacio.

Lini një koment