E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
51
Demokratë
40
Republikanë
Demokratët projektohen fitues të Senatit (Decision Desk HQ, NBC) • 9 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
197
Demokratë
109
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 129 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 23:54 (Detroit) • Të dhënat: Decision Desk HQ, NBC News, CNN
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj Komisariatin nr.3 (VIDEO)

Momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj Komisariatin nr.3 (VIDEO)

Ky është momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj komisariatin numër 3 në Tiranë duke thyer xhamat dhe shkatërruar derën pas mesnatës së të shtunës.

Policia ndërhyri me makinën e ujit në përpjekje për të shpërndarë turmën. Përplasja krijoi tensione dhe bllokimin e rrugëve në ketë zonë.

Pas përfundimit të protestës së 35-të para Kryeministrisë, një grup protestuesish marshoi drejt Komisariatit Nr. 3, ku mbahen disa nga personat e arrestuar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së së martës para Parlamentit. Protestuesit kërkuan lirimin e tyre, ndërsa situata u tensionua për disa minuta përpara godinës së komisariatit.

Rreth orës 00:30, protesta para Komisariatit Nr. 3 u shpërnda. Pas ndërhyrjes së forcave të policisë me makinën e ujit, protestuesit u larguan nga zona.

Lini një koment