Courtois në vitin e fundit të kontratës, Real Madrid ka listën me 3 emra për pasuesit e belgut
Pavarësisht se është ende në nivel të lartë, Real Madrid po mendon që tani për pasuesin e Thibaut Courtois. 34-vjeçari belg ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin madrilen, e cila skadon në qershor të vitit 2027.
Bernabeu Digital zbulon se drejtuesit e Real Madridit kanë një listë me 3 emra, ku njëri prej tyre do të jetë zëvendësuesi i Courtois.
Emri i parë në listë është Bart Verbruggen, holandezi 23-vjeçar i Brighton, i cili konsiderohet si një nga portierët e rinj me të ardhme të madhe.
Emri i dytë në listë është Ewen Jaouen, 20-vjeçari francez i Reims. Emri i tretë është Andriy Lunin, i cili pret prej kohësh shansin për të qenë portieri titullar te Real Madrid. Ukrainasi është nën kontratë deri në vitin 2030 me madrilenët. Edhe pse për të ka pasur interes të madhe nga klubet e tjera, Real Madrid gjithmonë i ka refuzuar.