Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDigjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët në një gurore në fshatin Shpërdhet, në Kurbin, ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 4 korrik, kur shtetasi B. A., administrator dhe përdorues i gurores, ka njoftuar policinë se pesë mjetet e rënda kishin marrë flakë.

Nga hetimet e para dyshohet se zjarri është vendosur nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Lini një koment