Sunday, 5 July 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AInter dhe Juventus mbeten duarbosh, Roma arrin marrëveshjen me titullarin e skuadrës

Inter dhe Juventus mbeten duarbosh, Roma arrin marrëveshjen me titullarin e skuadrës

Edhe pse i skadoi kontrata në 30 qershor, Zeki Celik nuk do të largohet nga Roma. Klubi kryeqytetas dhe mbrojtësi turk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën, bëjnë të ditur CalcioMercato.com dhe Fabrizio Romano.

Mbrojtësi i djathtë turk ishte një titullar i rregullt për Romën në sezonin e kaluar, ku u aktivizua në 43 ndeshje nga 45 në total, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e verdhekuqve në Champions League.

Rinovimi i Celik me Romën, ka lënë duarbosh Interin dhe Juventusin. Dy klubet e mëdha të Serie A, ishin gati të transferonin mbrojtësin turk si lojtar të lirë, por ai zgjodhi të vazhdojë me kryeqytetasit. Nga momenti në moment pritet që Roma të dalë me një njoftim zyrtar për marrëveshjen e re me Celik.

Lini një koment