E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Bota›Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer

Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një sërë reagimesh në “Truth Social” ndër të cilat një ia ka kushtuar kapitenit anglez, Harry Kane.

“Harry Kane i Anglisë është një lojtar i SHKËLQYER!!!”, shkroi ai.

Mesa duket performance e tij në ndeshjen kundër Meksikës ka tërhequr vëmendjen e presidentit amerikan i cili nuk ka kursyer lëvdatat për të. Kane shënoi nga 11 metërshi në minutën e 60 duke thelluar rezultatin në 3-1 ndaj Meksikës. Pas 9 minutash, Meksika shënoi golin e dytë me penallti por nuk arriti të gjente barazimin në minutat e mbetura.

Anglia në çerekfinale do të përballet me Norvegjinë e cila mbrëmjen e djeshme eliminoi Brazilin. Ndeshja do të zhvillohet më 11 korrik në Miami.

Lini një koment