Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama e nis javën me një mesazh ndaj kundërshtarëve, poston poezinë e Agollit: Balta ngrihet mbi mua e pasur

Rama e nis javën me një mesazh ndaj kundërshtarëve, poston poezinë e Agollit: Balta ngrihet mbi mua e pasur

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka ndarë në postimin e tij të parë të javës një poezi të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Rama ka shpërndarë poezinë me titull “Kundërshtarëve të mi”. Poezia e njohur duket si një mesazh i Ramës ndaj kundërshtarëve të tij dhe gjithë komenteve që prej ditësh shoqërojnë qeverinë e tij në kuadër dhe të protestave që zhvillohen në vend prej 37 ditësh.

Statusi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë

Kundërshtarëve të mi

Ju aq baltë po hidhni mbi mua,Sa në baltën që kam përmbi trup,Mund të mbijë një dardhë a një ftua,Një korije e madhe me dushk.Në korije dhe dru mund të mbani,Mund të shkoni për gjah me langonj,Mund të ngjiti në pemë të hani,Po të doni dhe dardha dhe ftonj.Balta ngrihet mbi mua e pasur,Sa mbi baltën korija bleron…Trupin tim ma bleruat padashurDhe ma bëtë vërtet plantacion.

Lini një koment