E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se këtë të hënë, 6 korrik 2026, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës.

Sipas ARRSH-së, shpërthimi do të zhvillohet pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder, gjatë intervalit orar 09:00–10:00, me qëllim hapjen e trasesë së re të rrugës.

Autoriteti bën të ditur se procesi është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të punimeve.

ARRSH u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve deri në përfundimin e plotë të procesit të punës.

Lini një koment