Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League

Rama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një postim në rrjetin e tij në Facebook, ku ka bashkëngjitur pamje nga “Eagle Stadium”, i ndërtuar enkas për koncertin e Kanye West.

Në postimin e tij, ai shprehet se koncerti i datës 11 korrik do të jetë koncerti më i madh që vendi ka parë. Sipas kryeministrit, për këtë koncert janë blerë më shumë bileta sesa për finalen e Conference League.

Koncerti ku do të performojë këngëtari Kanye West pritet të ketë rreth 60 mijë spektatorë, ndërsa çmimet e biletave nisin nga 120 euro dhe arrijnë deri në 339 euro.

Lini një koment