E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
51
Demokratë
40
Republikanë
Demokratët projektohen fitues të Senatit (Decision Desk HQ, NBC) • 9 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
197
Demokratë
109
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 129 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 23:54 (Detroit) • Të dhënat: Decision Desk HQ, NBC News, CNN
Ballina›Lajme nga Shqiperia›I dyshuar si kreu i grupit kriminal, Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën

I dyshuar si kreu i grupit kriminal, Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën

Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën.

Siç raporton Anila Hoxha, prokurori i cështjes Adnan Xholi, tha se i dyshuar drejton një grup të strukturuar kriminal në trafikimin ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në njoftimin e një ditë më parë nga SPAK, u bë i ditur arrestimi e i tij.

Sipas SPAK, hetimet për procedimin penal të regjistruar në janar të vitit 2024 janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet europiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë Kriminale, si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Lini një koment