Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaBOTËRORI 2026 – Daliç largohet nga drejtimi i Kroacisë pas nëntë vitesh

BOTËRORI 2026 – Daliç largohet nga drejtimi i Kroacisë pas nëntë vitesh

ZAGREB, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Trajneri i përfaqësueses së Kroacisë, Zlatko Daliç, ka dhënë dorëheqjen pas nëntë vitesh në krye të ekipit kombëtar, duke i dhënë fund një periudhe që konsiderohet më e suksesshmja në historinë e futbollit kroat.

Largimi i tij u konfirmua sot nga Federata Kroate e Futbollit, vetëm pesë ditë pasi Kroacia u eliminua nga 2026 FIFA World Cup në fazën e 1/16-ave, pas humbjes ndaj Portugalisë.

Në mesazhin e lamtumirës, federata falënderoi  trajnerin Daliç për kontributin e tij të jashtëzakonshëm: “Trajner, faleminderit për gjithçka, fitoret, sukseset, kualifikimet, medaljet, unitetin, respektin dhe përkushtimin e palëkundur për të luftuar për Kroacinë brenda dhe jashtë fushës”.

Gjatë drejtimit të tij, Kroacia arriti sukseset më të mëdha në historinë e saj. Në vitin 2018  në Kupën e Botës, skuadra arriti deri në finale, ku u mposht 4-2 nga Franca  Katër vjet më vonë, në 2022 , kroatët fituan medaljen e bronztë pasi mundën Marokun me rezultatin 2-1.

Në vitin 2023, Kroacia ishte shumë pranë një tjetër trofeu të madh, por u mposht nga Spanja në finalen e Ligës së Kombeve pas goditjeve të penalltive.

Sipas medieve, Daliçka marrë tashmë një ofertë për të vazhduar karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë, si kandidatët kryesorë për ta pasuar përmenden ndihmëstrajneri Ivica Oliç dhe ish-përzgjedhësi Slaven Biliç./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment