E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rutte e konfirmon: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, ende s’kemi vendosur datë

Rutte e konfirmon: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, ende s’kemi vendosur datë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi se samiti i ardhshëm i Aleancës do të zhvillohet në Shqipëri, duke theksuar se ky vendim është marrë gjatë Samitit të NATO-s në Hagë.

Duke folur për mediat, Rutte sqaroi se pas takimit aktual në Ankara, samiti i radhës do të organizohet në Shqipëri, ndërsa data e saktë e zhvillimit të tij mbetet ende për t’u përcaktuar.

“Samiti i ardhshëm do të jetë në Shqipëri. Ky ishte vendimi i marrë në Hagë. Tani jemi në Ankara dhe samiti i radhës do të zhvillohet në Shqipëri. Natyrisht, ende duhet të vendosim për datën e saktë”, deklaroi Rutte.

Organizimi i samitit në Shqipëri do ta vendosë vendin në qendër të vëmendjes së Aleancës, duke mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s për të diskutuar çështjet kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes.

Lini një koment