E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Një 69-vjeçar i identifikuar si Ismet Domeri, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se 69-vjeçari Ismet Domeri duke qenë me bagëtitë e tij në mal për shkak të temperaturës së lartë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Kanë qenë shokë të tij atje në mal që e kanë gjetur dhe menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës mësohet se nga rënia 69-vjeçari ishte goditur keq në kokë dhe gjoks duke pësuar një traumë të dukshme.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Sarandës, dhe për shkak të gjendjes kritike 69-vjeçari për mjekim më të specializuar u nis me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Lini një koment