E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tragjike në Shkodër! Burri vret gruan me armë zjarri, arrestohet nga Policia

Tragjike në Shkodër! Burri vret gruan me armë zjarri, arrestohet nga Policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Ngjarja është regjistruar në lagjen Dërçin, ku sipas informacioneve paraprake, pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur e vrarë një grua.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar në vendin e ngjarjes.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e motivit që çoi në këtë ngjarje të rëndë.

Informacionet janë paraprake dhe pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për detaje të mëtejshme.

Lini një koment