Zbulohet plani i Flick, ja arsyeja pse e kërkoi me patjetër transferimin e Adeyemi
Tashmë mund të quhet e përfunduar, por mungon vetëm prezantimi zyrtar. Karim Adeyemi do të transferohet te Barcelona, për një shifër që mendohet të jetë rreth 40 milionë euro.
Transferimi i Adeyemi te katalanasit mund të quhet një lëvizje disi surprizuese për tifozët, por jo për Hansi Flick. Arsyeja kryesore për nënshkrimin e Karim Adeyemi është shkathtësia e tij e jashtëzakonshme në të tretën e fundit të fushës.
24-vjeçari gjerman mund të luajë natyrshëm si anësor në të dyja krahët dhe madje edhe si qendërsulmues në tranzicione të shpejta. Ideja e Flick, është se ardhja e Adeyemi përveçse do të shtojë konkurrencën në repartin sulmues, do të ndryshojë edhe lojën e Barcelonës, në pjesën e fundit të ndeshjes, ku aktivizimi i gjermanit mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.
Adeyemi e ka treguar shpeshherë edhe te Dortmund, se kur aktivizohet në pjesën e fundit të ndeshjes, është një lojtar shumë i rëndësishëm.