Friday, 10 July 2026
54°F Detroit
BallinaSeria A“Zoff, Buffon dhe dy liderë të jashtëzakonshëm…”; Bergomi zbulon ngjashmëritë mes Italisë 1982 dhe 2006

“Zoff, Buffon dhe dy liderë të jashtëzakonshëm…”; Bergomi zbulon ngjashmëritë mes Italisë 1982 dhe 2006

20 vite pas natës historike të Berlinit, që i dha Italisë titullin e katërt botëror, ish-mbrojtësi i axurrëve dhe opinionisti i Botërorit 2006, Giuseppe Bergomi, kujton triumfin e madh:

“Fabio ishte i bindur se do të fitonim, ndërsa unë i thoja të ruante qetësinë. Pas gjysmëfinales me Gjermaninë kuptuam se gjërat po shkonin mirë. Ishte një grup që luante si skuadër dhe të gjithë dhanë kontributin e tyre”.

Ai gjeti dy ngjashmëri mes Italisë 2006 dhe asaj 1982: “Njëra është portieri: Dino Zoff dhe Gianluigi Buffon, më të mirët në historinë e futbollit italian. Tjetra është mesfusha: Andrea Pirlo ishte si Marco Tardelli në vitet ’80, të ndryshëm në stil, por me të njëjtën vlerë absolute”.

Për krizën aktuale të Italisë, Bergomi tha: “Na mungon talenti i vitit 2006. Duhet të kemi guximin të aktivizojmë të rinjtë dhe të mos shpërdorojmë cilësinë”.

Për rolin e drejtorit teknik, ai vlerësoi Paolo Maldini: “Mund të jetë njeriu i duhur. Ka personalitet, karizëm dhe e njeh shumë mirë futbollin”. Ndër trajnerët, ai përmendi Antonio Conte dhe Roberto Mancini, ndërsa shtoi: “Mua personalisht do të më pëlqente Pep Guardiola”.

Lini një koment