Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaArteKanye West në Tiranë, Gonxhja: Ngjarja muzikore për të cilën do të flitet gjithë verën

Kanye West në Tiranë, Gonxhja: Ngjarja muzikore për të cilën do të flitet gjithë verën

Shqipëria bëhet nesër mbrëma, më 11 korrik, qendra e vëmendjes së muzikës ndërkombëtare, me koncertin e artistit të njohur botëror Kanye West, një nga emrat më me ndikim në skenën globale të muzikës.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se përgatitjet për këtë event madhështor vijojnë, ndërsa ftoi publikun të bëhet pjesë e një mbrëmjeje që pritet të shënojë një moment të veçantë për skenën kulturore dhe artistike në vend.

“POV: Nesër mbrëma je në eventin për të cilin do të flitet gjithë verën”, shkroi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale, duke njoftuar gjithashtu se biletat vijojnë të jenë të disponueshme me një ulje prej 30%.

Koncerti i Kanye West pritet të sjellë në Tiranë mijëra të apasionuar pas muzikës, duke e vendosur kryeqytetin shqiptar në hartën e destinacioneve të rëndësishme për eventet ndërkombëtare.

Ky spektakël muzikor vjen si një tjetër dëshmi e rritjes së interesit ndërkombëtar për Shqipërinë, jo vetëm si destinacion turistik, por edhe si një hapësirë që mirëpret ngjarje të mëdha kulturore dhe artistike.

Përmes këtij eventi, Tirana ofron një përvojë unike për publikun vendas dhe vizitorët, duke ndërthurur muzikën, kulturën dhe atmosferën e një sezoni veror që po shënon një numër të lartë aktivitetesh ndërkombëtare.

Biletat për koncertin vijojnë të jenë të disponueshme përmes platformave online të shitjes, me një ulje prej 30%.

Lini një koment