Koncerti spektakolar i Kanye West, Rama: 80 kombësi ka rreth asaj vatre
Tirana priti sonte një nga emrat më të mëdhenj të muzikës hip-hop botërore, Kanye West. Reperi amerikan, i njohur edhe me emrin artistik Ye, performoi në koncertin në “Eagle Stadium”, një stadium i përkohshëm i ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet përgjatë aksit Tiranë–Durrës dhe që pritet të mbledhë dhjetëra mijëra fansa.
Këngëtari nisi të performojë në orën 21:15 minuta, duke ndezur skenën. Gjatë performancës, artisti solli në repertor hitet që e kanë shoqëruar ndër vite, ndërsa publiku e shoqëroi me këngë dhe duartrokitje gjatë gjithë mbrëmjes.