E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiKategoria e Dytë/ Të shtunën finalja Besëlidhja–Oriku, caktohen datat e ndeshjeve shtesë

Kategoria e Dytë/ Të shtunën finalja Besëlidhja–Oriku, caktohen datat e ndeshjeve shtesë

Besëlidhja dhe Oriku janë dy skuadrat që kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm futbollistik, pasi u shpallën kampione në grupet përkatëse A dhe B të Kategorisë së Dytë.

Tashmë, mes tyre do të luhet edhe finalja e madhe që do të përcaktojë kampionin e Kategorisë së Dytë për edicionin 2025/2026. Sfida Besëlidhja – Oriku është programuar të zhvillohet më 25 prill, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Ndeshja do të transmetohet live në RTSH.

Këtë fundjavë do të luhen edhe ndeshjet e play-off-it dhe play-out-it për edicionin e ardhshëm, me Departamentin e Garave që ka përcaktuar edhe kalendarin zyrtar të takimeve si më poshtë:

Finalja e Kategorisë së Dytë

Besëlidhja–Oriku, 25 prill, 17:00

Stadiumi “Niko Dovana”

Ndeshjet Play-off 2025/2026

Grupi A

Sopoti-Tërbuni

25 prill, 15:00

Shiroka-Erzeni

Grupi B

Bylis-Partizani B

27 prill, 16:00

Butrinti-Maliqi

Ndeshja play-out 2025/2026

Adriatiku-Këlcyra

26 prill, 15:00

Lini një koment